Kongresi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është ndërprerë për shkak të tensioneve mes anëtarëve

Kongresi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është ndërprerë për shkak të tensioneve mes anëtarëve

Kongresi i Federatës së  Sindikatave të Shëndetësisë është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj sindikate. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë  në kongresin e djeshëm, është dashur zgjedhin  kryetarin e ri, dy nënkryetarë  dhe kryetarin e Bordit Drejtues.

Ndërkohë ishte  është krijuar tollovia ku  janë dëgjuar edhe  sharje, fyerje, e akuza për keqpërdorim të milionave në Fedeatë. Kandidate për kryetare nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK ishte Tevide Imeri, e cila kishte marr nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës. Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme. Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres. Kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …