Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Gjendja në Policinë e Kosovës është kaotike prej kur ministri Sveçla është bërë drejtor dhe zëvendës i saj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është cituar të ketë deklaruar se  gjendja aktuale në Polici, nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ndikim të drejtpërdrejtë në punët operacionale të drejtorit aktual të Policisë. Sipas tij, drejtori i Policisë është dashur të shkarkohet shumë moti, pas arrestimit për dy muaj të 80 zyrtarëve policorë. Drejtori i Policisë është duke shikuar vetëm se si t’i ndëshkojë policët. Mirëpo po flas që Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq sesa është  tani edhe nga aspekti financiar i Qeverisë, por edhe nga aspekti i mbështetjes së menaxhmentit dhe drejtorit që ata t’i trajtojë në mënyrën më të mirë.  Në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në Polici atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt, ka saktësuar ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …