Nicolas

Pasi avokati i Thaçit iu ka drejtuar Gjykatës së Apelit, kryetarja e Gjykatës Speciale, ka caktuar një panel prej tre gjyqtarësh

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është ndarë i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit paraprak, Nicollas Guillou në Hagë. Ai  e ka dërguar në apel vendimin e gjyqtarit mbi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për ndryshimin e listës së provave dhe autorizimin e masave mbrojtëse përkatëse, vendim ky që ishte marrë më 8 mars. Me këtë rast, Thaçi iu ka drejtuar Apelit derisa  kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar një panel prej tre gjyqtarësh për t’u marrë me këtë rast. Në përbërje të panelit janë gjyqtarët, Emilio Gatti, Mishele Pikard, dhe gjyqtarja Nina Jorgensen. Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, edhe më herët ka shprehur pakënaqësitë e tij për masat mbrojtëse. Ai në një shkresë të mëhershme kishte thënë se Prokuroria po pretendon se ka marrë informacion nga një organizatë ndërkombëtare, e cila sipas prokurorisë ka shqetësime serioze për kontaktin e drejtpërdrejtë të mbrojtjes me stafin e saj aktual. Edhe pse Prokuroria e ka përmendur në formë të përgjithshme këtë organizatë, nuk e ka specifikuar se cila është ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …