Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor raportet për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku,  ka thënë se raporti i fundit i organizatës “Fridom House” ku përmendet ish-kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë, pasi raporti është pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt. Por rokuroria në Hagë mezi pret ta keqpërdorë raportin në fjalë për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.  Hashim Thaçi pothuajse  ka qe dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z. Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar. Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim”, ka shkruar Vlora  Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …