Me 22 prill shënohet dita e dëshmorëve të fshatit Mushtisht

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve e fshatit Mushtisht

Këshilli Organizativ për shënimin e 22 Prillit, ditës së dëshmorëve në fshatin Mushtisht, i përbërë nga Këshilli i Fshatit Mushtisht dhe Shoqata e veteranëve të luftës nëndega Mushtisht;

Njofton familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, si dhe të gjithë të interesuarit, se të Premten me datë 22.04.2022, për nderë të ditës së dëshmorëve dhe martirëve nga fshati Nushtisht, organizohen homazhe me këtë itinerar:

Ora 09:30-nisja nga qendra e fshatit (transporti individual).

Ora 10:00-homazhe te parku i dëshmorëve në Therandë,

Ora 11:00 -homazhe te lapidari i dëshmorëve të kombit në Mushtisht.

11:30-12:00-takim i përbashkët në zyrat e OVL të UÇK-së, nëndega Mushtishtisht.

Kurse në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, është vendosur që ora e parë e mësimit me nxënësit e të gjitha niveleve të shkollës, ti kushtohet kësaj dite.

Natyrisht se jemi akoma të kufizuar për zhvillimin e aktiviteteve tjera, mirëpo në këtë ditë të shënuar kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të madh, të gjithë ata që derdhën gjakun e tyre që ne ta gëzojmë lirinë.

Me respekt:

Këshilli Organizativ.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …