leoni

Franca, Spanja dhe shtete të tjera në Parlamentin Evropian sërish shpehen kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Mihael Brand: Kosova ka merituar prej vitesh liberalizmin e vizave, prandaj vendimi për vizat nuk mund të shtyhet në pafundësi

Deputeti, Mihael Brand, nga radhët e fraksionit CDU në Bundestagun gjerman është cituar të ketë deklaruar se  Kosova ka merituar prej vitesh liberalizmin e vizave, prandaj vendimi për vizat nuk mund të shtyhet, por duhet që BE-ja të dërgojë sinjale të qarta se kjo do të ndodhë në  këtë vit.  Ai ka veçuar faktin  se Asociacioni me Kompetenca Ekzekutive për serbë nuk është alternativë. Këtë më së miri e dëshmon Bosnjë e Hercegovina me Republikën Serbe, ku po bëhen përpjekje për shkatërrimin e një shteti me mbështetjen e Dodikut, Vuçiqit dhe Putinit. Kosova sot është një shtet i forcuar, me struktura të konsoliduara dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. As ne në Gjermani nuk lejojmë një gjë të tillë, ka theksuar mes tjerash deputeti gjerman, Michael Brand, zëdhënës për Çështjen e të Drejtave Njerëzore dhe Ndihmave Humanitare  në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …