Aleksander Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Do të marrim veprime serioze nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Bruksel se Beogradi do marrë veprime serioze nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Përpara darkës joformale  të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor.  “Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për ta destabilizuar Serbinë. Do të flas për këtë më në detaje pas takimit.  Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë dhe ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë, ka kërcënuar si zakonisht  kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ish-ministri i “kasapit” të  Ballkanit, Millosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me rastin e konstituimit të …