Brickos

“TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” TAKIM PANSHQIPTAR-NDËRBALLKANIK-EUROATLANTIK (13 Maj 2022, Hotel “Sirius”- hotel me pesë yje në Prishtinë)

“TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” TAKIM PANSHQIPTAR-NDËRBALLKANIK-EUROATLANTIK (13 Maj 2022, Hotel “Sirius”- hotel me pesë yje në Prishtinë)

“Takimet e Tiranës” (2019 dhe 2021) dhe “Takimi i Shkodres” (2021) në Shqipëri, “Takimet e Gjakovës” (2019 e 2021) në Kosovë, “Takimet e Plavë-Gucisë” (2019 e 2021) në Mali i Zi, të gjitha këto Takime Rajonale, PanShqiptare e NdërBallkanike, të mirëorganizuara përgjatë tre viteve të fundit, ishin dhe mbeten një vlerë e shtuar kombëtare shqiptare, një përvojë e mirë, të cilat po çojnë edhe tek “Takimi i Madh i Prishtinës” i 13 Majit 2022, në Hotel “Sirius”.

Bashkëorganizatorë të “Takimit të Madh të Prishtinës, të 13 Majit 2022” janë “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak, Maqedoni e Veriut) dhe Bashkia e Prishtinës, më e madhja bashki në Kosovë, bashkia kryeqytetëse e Kosovës, e cila- njiherit-  do të jetë dhe mikëpritëse e Takimit.

“Takimi i Madh i Prishtinës, i 13 Majit 2022”, mirëpritet të jetë me pjesmarrje elitare të personaliteteve nga institucione të larta shtetërore, të selive diplomatike, botës akademike, Shoqërisë Civile, masmediave shqiptare e ndërkombëtare, etj. nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Europa e Amerika.

(HOMAZHE NDERIMI  Ora 8.00-9.00)

“Takimi i Madh i Prishtinës” i fillon veprimtaritë në ora 08.00 të mëngjezit të 13 Majit 2022,  me Homazhe Nderimi tek Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu; tek Shtatorja e Shenjtores Shqiptare Nëna Terezë; tek Shtatorja e liderit historik dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës; tek Shtatorja e Zahir Pajazitit – “Hero i Kosovës”, një ndër luftëtarët e martirët e parë të Luftës së fundit të Kosovës; tek busti i Madelene Ollbrajt- ish Sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit, mike e madhe e Shqiptarëve, që Lufta e NATO-s për Kosovën njihet ndryshe edhe si “Lufta Madelene”.

NDARJA E MBI 3.000 LIBRA-DHURATË PËR SHKOLLAT SHQIPE, BIBLIOTEKAT, QENDRAT E SHENDETIT NË LUGINËN E PRESHEVËS, SANXHAK DHE MALIN E ZI

Në Hotel “Sirius”- hotel me pesë yje, në hyrje të tij, në të djathtë të katit përdhe, në hollin e madh të hotelit, në ora 09.00 të 13 Majit 2022, do të kryhet shpërndarja zyrtare ceremoniale e mbi 3.000 librave-dhuratë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi dhe për një pjesë të Maqedonisë Veriore.

Aty do të mbahet një Fjalë Rasti nga dr. Erton Karafili nga Pogradeci, administrator i Klinikës “Erton Diagnostic Center” në Tiranë, njiherit- Drejtuesi i Projektit 6-mujor për grumbullimin, sistemimin dhe shpërndarjen e mbi 3.000 librave-dhuratë për Shqiptarët në Luginën e Preshevës (Bujanoc-Preshevë-Medvegjë) e Sanxhak dhe për Shqiptarët në Malin e Zi (Plavë, Guci, Vuthaj, Martinaj, Rozhajë, Tuz, Ulqin, Tivar, Sanxhak).

Gjithashtu do të përshendetin edhe nga Komuna e Prishtinës, si dhe disa personalitete do të dorëzojnë libra në mënyrë ceremoniale për Shqiptarët në Luginën e Preshevës e Sanxhak dhe në Mali i Zi.

TAKIMI KA TEMATIKË

 “INTEGRIMET NDËRSHQIPTARE E NDËRBALLKANIKE”, 

KU  DO TË LIGJËROHET  GJASHTË KUMTIME:

“Takimi i Madh i Prishtinës” do të jetë në Sallen e madhe “Andromeda”, në katin e dytë të hotelit, e cila do të fillojnë me ekzekutimin e Hymnit Kombëtar  Shqiptar dhe me Hymnin e Kosovës.

Në “Takimi i Madh i Prishtinës”, me tematikë: “Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike” do të ligjërohet me gjashtë kumtime:

1.- “Një vizion i ri për Prishtinën e re Europiane” – Nga  Ing. Përparim RAMAKryetar i Komunës Prishtinë – Kosovë.

2.-“Korridoret NdërShqiptare e NdërBallkanike si kontribut për integrimin europian”- Nga Ing. Liburn ALIU – Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës.

3.-  “Mbi zhvillimet e integrimet ekonomike ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor” – Nga  Avni PONARI,  Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

4.- “Për një paradigmë të re në integrimet kulturore ndërshqiptare”. Nga  Dr. Bujar LESKAJ Deputet i Qarkut të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë; ish Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve; ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

5.- “Roli i Diasporës Shqiptare në integrimet e zhvillimet ekonomiko-kulturore ndërshqiptare në Ballkan”- Nga  Ambasador Flamur GASHI – Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë;  ish Drejtor i Institutit të Diasporës të MPJ të Shqipërisë.

6.- “Ndikimi i Turizmit Malor/Alpin në integrimet e zhvillimet ekonomiko-shoqërore panshqiptare e ndërballkanike”.- Nga  Skënder THAÇI – Kryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës, Pronar i Resortit Turistik “Magra Austria”- Kosovë.

Mirënjohje e Çmime të ndryshme

Në “Takimi i Madh i Prishtinës, 13 Maj 2022”, në salla e konferencave “Andromeda” në katin e dytë dhe në sallën “Orion” në katin e parë, do të ndahen Mirënjohje e Çmime të ndryshme për personalitete diplomatike, akademike, kulturore e qytetare, për institucione të ndryshme, për veprimtarë të shquar, etj., sipas traditës së takimeve të tjera të mëhershme në Tiranë,  Gjakovë, Shkodër, Plavë-Guci.

PIKA MUZIKORE

Në “Takimi i Madh i Prishtinës” do të ketë edhe disa pika muzikore.

Nga Opera e Milanos në Itali do të vijnë për të përshendetur “Takimin e Madh të Prishtinës”, artistja me famë evropiane, Anila Hoxha Gjermeni, artiste me një karierë të mirë operistike dhe koncertale në Itali dhe shtete të ndryshme të Europës. Kjo këngtare e shquar do të përshendesin Takimin me dy këngë në të dy sallat e kësaj veprimtarie panshqiptare,ndërballkanike e euroatlantike.

Nga Shipshani i Malësisë së Gjakovës, kufi me Kosharen e Luftës së fundit të Kosovës, do të vijnë një këngëtare e re, e talentuar, 9 – vjeçare, Ergisa Shkëlqim Hajdinaj, e cila do të përshendesin “Takimin e Madh të Prishtinës”, me një këngë të re, enkas për këtë Takim, të titulluar “Mirë se të gjejmë Prishtinë – kryeqytet i Pavarësisë”, me muzikë të kompozitorit Skënder Dozhlani – Mjeshtër i Madh dhe me tekst të poetit e gazetarit Ramiz Lushaj.

Nga Malësia e Madhe, nga Këlmendi, vjen lahutari homerian i Alpeve Shqiptare, Jonuz Delaj, i cili do të këndojnë një këngë me lahutë për birin e Medvegjës shqiptare, Veli Dedi – luftëtër në Spanjë e në Francë përgjatë Luftës së Dytë Botërore, i vlerësuar “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Këngtari i shquar  ILIR SHAQIRI – Artist i Merituar.

Në programin e Takimit të Madh të Prishtinës do të ketë edhe pika muzikore të tjera, si recitime:

REZOLUTA

E “TAKIMIT TË MADH TË PRISHTINËS

Paraqitet në fund të “Takimit të Madh të Prishtinës, 13 Maj 2022”.

PARAQITJE TË LIBRAVE

Në “Takimi i Madh i Prishtinës, 13 Maj 2022” do të paraqiten në mënyrë simbolike  promovuese me nga pak rradhë fjalnimi e imazhe edhe disa libra të kohëve e ditëve të fundit.

Libri  “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” (Vëllimi i Parë”) me studime, fjalime, komente, intervista, esse, të mbledhura, përzgjedhura, përgaditur për botim e pajisur me shënime nga Ramiz Lushaj – kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” dhe Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë dhe me Parathënie nga dr. Bujar Leskaj – deputet i Qarkut të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, ish Ministër i Turizmit, Kulturës, rinisë e Sporteve të Shqipërisë.

Gjithashtu, në të dy sallat e “Takimit të Madh të Prishtinës” në Hotel “Sirius” do të ketë paraqitje të tillë edhe për disa libra të tjerë të kohëve të fundit, që do të bëhen të ditura në ditën e 13 Majit 2022.

DREKË ZYRTARE

Në përfundim të “Takimit të Madh të Prishtinës” do të ketë edhe një drekë zyrtare, të shoqëruar me veprimtarim, për miqë të ftuar nderi nga krahina e komuna të largëta të Kosovës, nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Europa, Amerika e Australia.

FOTO-KUJTIME

“Takimi i Madh i Prishtinës” 13 Maj 2022, do të përmbyllet me foto-kujtime nga të pranishmit, si fotozyrtare dhe individuale.

“Takimi i Madh i Prishtinës”, 13 Maj 2022, do të përjetësohet me një emision dekumentar, me një libër të veçantë, me pasqyrim plotor në “Gazeta e Alpeve” dhe me kronika televizive e shkrime të ndryshme në masmediat shqiptare e të huaja.

KËSHILLI ORGANIZATIV

Prishtinë, 11 Maj 2022

 

KOMUNIKIMET:

Tel:   00355 69 78 39 500

Email: [email protected]

FaceBook: GAZETA e ALPEVE

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …