leoni

Ridvan Berisha

Ridvan Berisha: Të gjithë ju që luftuat për Kosovën trajtoheni si kriminelë e banditë nga mbështetësit fanatikë të Albinit e Vjosës

Në mendjen time nuk manifestoj racizëm e fashizëm, por ta keni të qartë të gjithë ju që ishit në istikame të luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, të gjithë ata që dhanë çdo gjë për lirinë që e gëzojmë sot, e vërteta është se ju shiheni si kriminelë e banditë nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, e pa asnjë dilemë nga mbështetësit fanatikë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Pse vjen dita që ky grup i njerëzve e ky pushtet përmes propagandës në rrjete sociale ta trajtojë  UÇK-së e pjesëtarët e saj sikur të jenë nga Kraleva e Serbisë, këtë nuk e kam pritur kurrë. Në Hage veç drejtësi nuk ka. Gjykata Speciale përmes BIA-s serbe, ta keni të qartë, ka depërtuar në palcën e shtetit tonë. Kjo është vërtetë e papranueshme! I gëzohemi heroizmit të popullit ukrainas në luftën e paprovokuar që po e bëjnë kundër agresionit rus e në të njëjtën kohë “brigada” mirë të organizuara të njollosjes online në rrjete sociale përhapin gjuhë të urrejtjes e mos durimit për themeluesit e UÇK-së që po akuzohen në Hagë, thuhet në një postim të Ridvan Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …