Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për anëtarësim e vendit tonë në Këshillin e Evropës

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi. Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës”, thuhet në njoftim. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli pretendon të mbrojë  lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë e minoriteteve në vendet anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti Arlinda Zekaj: KGJK-ja arsyeton vonesat gjyqësore, Bislimaj thotë se viktima nuk mbeti pa mbrojtje

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka deklaruar se Arlinda Zekaj ka qenë …