Halit Coka

Lutfi Coka: Përse kërkoni floririn, ndërkohë që notoni në flori?!

Përse kërkoni floririn, ndërkohë që notoni në flori?! A nuk është flori shikimi, shëndeti dhe koha? Përse nuk e shfrytëzojmë siç duhet kohën tonë? Përse nuk e vlerësojmë atë? Koha, shëndeti, mendja dhe shumë të tjera janë pasuri dhe shkaqe që, na bëjnë të ndihemi të lumtur, sigurisht për ata që duan të jenë të tillë.

Pasuria më e madhe dhe më e vyer mbetet besimi, i cili ngop të uriturin, ngroh atë që mërdhin, pasuron fukaranë, gëzon të mërziturin, forcon të ligshtin, bujaron koprracin, ngushëllon të vetmuarin dhe i jep shpresë të demoralizuarit. Veç kësaj, shih dhe ata që janë poshtë teje, sepse sado keq të jesh, do të shohësh me mijëra të tjerë që janë në kushte më të rënda, më pak të arsimuar, më pak të ditur, më të varfër.. ju jeni të lumtur, por nuk e kuptoni. Jeni të lumtur nëse ndërgjegjësoheni për të mirat e shumta që u rrethojnë; jeni të lumtur nëse njihni veten tuaj dhe i shfrytëzoni energjitë vetjake; jeni të lumtur nëse lumturinë e kërkoni nga vetja dhe jo nga ata që u rrethojnë; jeni të lumtur nëse mendimet i keni të sakta, me Zotin, jeni mirënjohës për mirësitë dhe bëni durim ndaj sprovave. Kështu, jeni të fituar në të dy situatat.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …