Brickos

KFOR-i

Gjermania ka inicuar vazhdimin e angazhimit ushtarak në Kosovë

Gjermania ka  inicuar vazhdimin e angazhimit ushtarak në Kosovë, pasi konsideron se forcat e armatosura gjermane duhet të mbeten të angazhuara në vendin tonë. Kabineti federal ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit tjetër. Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim. Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundesverit. Shifra e 400 ushtarëve të Bundesveit megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që kjo forcë  të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, KFOR-i në Kosovë është fokusuar në monitorimin e zhvillimit të strukturave profesionale, demokratike dhe multietnike të sigurisë. Prania e trupave ndërkombëtare i shërben stabilizimit afatgjatë të rajonit kufitar verior të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …