Sot, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës zhvilluan një telefonatë me Vladimir Putinin në të cilën ata i kërkuan presidentit rus që të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe të tërhiqte trupat ruse nga vendi, thanë zyrtarët gjermanë, raporton CNN. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron folën me Putinin për 80 minuta “me iniciativën e tyre”, sipas zyrës së shtypit të qeverisë gjermane.“ Ata i bënë thirrje presidentit rus që të angazhohet në negociata serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës ishin ngrirë. Ai gjithashtu akuzoi Kievin për deklarata “kontradiktore” që Moska nuk i kuptonte.
Kontrolloni gjithashtu
Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar
Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
