leoni

Vladimir Putin

Putin: Rusia është e gatshme të diskutojë të gjitha mënyrat për të eksoprtuar grurin nga portet e Detit të Zi

Kryetari i Rusisë Vlladimir Putin gjatë një bisede me presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Scholz është shprehur se Rusia është e gatshme të diskutoj të gjitha mënyrat për të eksoprtuar grurin nga portet e Detit të Zi. Putin gjithashtu informoi të dy liderët se Rusia ishte e gatshme të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse do të hiqeshin sanksionet e vendosura ndaj vendit. Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia ka penguar eskportin e grurit, një produkt kryesor eksportues i të dy vendeve. Gjatë kësaj jave, Sekretarja e Jashtme Liz Truss akuzoi Putinin se po kërkonte të shantazhonte botën përmes bllokadës ndaj eksporteve të grurit ukrainas.“Është krejtësisht e tmerrshme që Putini po përpiqet të shantazhojë botën dhe ai në thelb po përdor urinë si armë. Ne thjesht nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Putini duhet të heqë bllokadën ndaj grurit ukrainas,” tha Truss gjatë një vizitë në Bosnjë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …