Bujar Nishani

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani prej më shumë se një muaji u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe fatkeqësisht ishte në një gjendje shëndetësore të pakthyeshme. Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.Ai ishte dërguar në Gjermani për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë, raporton Top Channel. Bujar Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017. Ai la pas vetes bashkëshorten Odeta Nishani dhe dy fëmijët, Ersi dhe Fiona Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …