Visar Ymeri

Ymeri: Dialogu i Kosovës me Serbinë është i padrejtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri ka deklaruar  se dialogu i Kosovës  me Serbinë është i padrejtë. “Dialogu është i padrejtë sepse është i pakushtëzuar nga Kosova dhe mungesa e njohjes e pamundëson dialogun”, ka deklaruar Ymeri në takimin e parë në Komisionin Parlamentar Kosovë-BE për MSA-në. Ai ka thënë se dialogu në nivel teorik dhe praktik ka kuptim vetëm nëse ka pajtueshmëri se për çfarë do të bisedohet. Fatkeqësisht, me këtë rast  nuk është deklaruar nëse Kosova është shtet i pavarur ose jo. “Pra ky dialog zhvillohet në mes të dy vendeve që nuk kanë pozita të barabarta”, ka thënë mes tjerash Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …