Brickos

Kryetari Latifi më 23.06.2022 organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022. Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 23.06.2022 (e enjte), në orën 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën e qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 dhe zhvillimet aktuale në Komunë. Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datë: 22.06.2022 në ora 16:00, në emailat: [email protected] dhe  [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …