Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Daniel Serwer: Kosovës nuk iu ka dhënë status i barabartë, për të qenë pjesë e nismës, Ballkani i Hapur

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike  në Ballkan, Daniel Server, është cituar të ketë deklaruar se “ e vetmja rrethanë kur Kosova duhet ta marrë në konsideratë propozimin për anëtarësim në ‘Ballkanin e Hapur’, është nëse i ofrohet statusi i barabartë me shtetet e tjera që marrin pjesë. Një status i  tillë nuk i është ofruar Kosovës dhe në rrethana të tilla,  ajo nuk duhet as ta marrë parasysh propozimin e jo më të anëtarësohet. Server, thotë se iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk është hap i duhur për Ballkanin, dhe se sipas tij, të gjitha aktivitetet që supozohet se mund të kryhen në ‘Ballkanin e Hapur’, mund të bëhen edhe në alternativa të tjera, që janë më të dobishme, siç është procesi i Berlinit apo SEFTA. Server e  ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të  Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se ideja për Ballkanin e Hapur, ishte e Serbisë. Kjo deklaratë  do ta pengojë krijimin e një nisme të tillë, për shkak të reputacionit negativ të shtetit rus, në Ballkan ka saktësuar Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …