leoni

Arbëreshë Krasniqi takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Arbëreshë Krasniqi takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, në takimin që pati me drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës,  kërkoi nga  drejtorët e shkollave që të janë të përgatitur për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe t’i kryjnë të gjitha detyrat e institucionit shkollor që kanë të bëjnë me nxënësit, si vlerësimi përfundimtar, pajisja me dëftesa e nxënësve, regjistrimi i nxënësve për vitin e ri shkollor 2022/2023, përcaktimi për shtëpitë botuese dhe tekstët mësimore si dhe për kërkesa të tjera të domosdoshme për shkollën, kurse si sfidë me të cilat  do të përballemi si drejtori vitin e ardhshëm shkollor, theksoi, numrin e nxënësve i cili po paraqitet i ulët nëpër klasa dhe po shkakton tepricë punëtorësh mësimor, me gjithë planifikimin që kemi bërë edhe për çerdhet si dhe  kërkesën për hapjen  e drejtimit të mjekësisë në Shkollën e Mesme të Lartë në gjimnazin e Malishevës, përballje tjetër do të jetë edhe ngritja e çmimeve për lëndët djegës për shkolla, por ne si qeveri komunale po përgatitemi që situatën  ta menaxhojmë sa më mirë, ajo vlerësoi udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit e  nxënësit, për punën mësimore dhe programet cilësore që treguan në kremtimet e ditëve të shkollave si dhe rezultatet e arritura në nivel të garave të ndryshme, regjionale e kombëtare nga nxënësit tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …