Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Qeveria s’ mund të ketë qëndrime të ndryshme për AKS-në e pronat e Manastirit të Deçanit duke u thirrur në Kushtetutë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Qeveria nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme karshi dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pronat e Manastirit të Deçanit. Ai  shprehet se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti për ta respektuar vendimin e Kushtuese për Asociacionin e mos ta respektuar atë për Manastirin është vetëm sjellje e tij politike dhe nuk përkon me interesat e qytetarëve.  “Qeveria e Kosovës dhe zotëri Kurti nuk mund të sillen politikisht që të pretendojnë se atë çfarë ka sjellë Gjykata Kushtetuese në raport me Asociacionin se a i takon shkeljes që ka pasur marrëveshja e prillit 2016 të thotë që ky vendim është valid do të thotë se e respektojmë institucionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mos ta respektojnë Manastirin e Deçanit është jetike që Qeveria të marrë përgjegjësi dhe është jetike që forcat politike në Kosovë dhe PDK që të jetë e përgjegjshme në raport me interesin e vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …