Kryeministri, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Selanik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik të Greqisë. Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili dje  vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, dhe presidenti i Këshillit Evropain Sharl Mishel. Në fotografi shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Qiriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Krah Osmanit është Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …