Fatmir Graiçevci

Urime 23 vjetorin e kurorëzimit të luftës së shumë gjeneratave për çlirim të finalizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Është shqetësuese vetëdija e një kategorie të shoqërisë sonë sipas se cilës gjithçka fillon me ta!!! Vetëdije sipas se cilës, para tyre nuk ka pas as atdhetarizëm, as përparim e zhvillim ekonomik por vetëm degradim e shkatërrim! Janë këta mohuesit e historisë, mohuesit e çdo përparimi para tyre. Janë këta që vazhdojnë të besojnë se para tyre s’ka pasur asnjë grimë dashuri për komb e vatan, liri e humanizëm!!!

Por pavarësisht kësaj mendësie dhe ushqyesit e përhapësve të kësaj propagande nihiliste, janë të shumtë brezat qe kanë dhënë mundin, djersen, gjakun e jetën që ne sot të frymojmë lirshëm, deshtën apo nuk deshtën ta pranojnë mohuesit!

Shtetndërtimi i ngjason ndërtimit të shtëpisë. Nuk mund të ndërtosh pullaze pa ndërtuar themele e mure të forta sikur që nuk mund të kenë jetë të gjatë as themelet e muret pa një kulm të mirë e të qëndrueshëm që ndalon rrebeshet e stuhive për ta përmbytur e shembur përdhè më pastaj ngrehinën e ndërtuar për gjatë një shekulli!

Dëshmorët na bënë me shtëpi, me themele, mure e kulm të fortë. Pse nuk u rregullua më mirë dhe rehatshëm nga brenda, më së paku kanë të drejt të qortojnë ata që nuk e vunë asnjë tullë e asnjë tjegull në këtë ngrehinë por gjatë gjithë kohës bën sehir!!!

Të paçim Kosovë ashtu sikur të deshtën heronjtë dhe dëshmorët tu, dhe të bashkuar me Shqipërinë!

Kontrolloni gjithashtu

SKANDAL: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Sot duam të alarmojmë opinionin publik për një skandal të paprecedentë që rrezikon jo vetëm …