Blerta Deliu-Kodra: Cilësimet si “kurvar” dhe bandit, për një invalid të luftës së UÇK-së, nuk janë as rastësi e as risi

Blerta Deliu-Kodra: Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, duke bashkëpunuar me Listën Serbe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është cituar të ketë deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Përfundimisht, Vetëvendosje e ka traditë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kamotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe. Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë”, ka shkruar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …