Lulzim Nika: Themelimi i Universitetit të Prishtinës, 51 vjetori

Dr. Lulzim Nika: Kthesë historike për Kosovën 19 qershori 1998

Në kohën kur Kosova ishte sulmuar nga brutaliteti i forcave serbe, duke vrarë dhe djegur shumë rajone si Drenicës dhe Dukagjinit dhe viset tjera të Kosovës gjatë verës së vitet 1998.

Krimineli Millosheviq i premtonte qeverisë ruse se do të zhdukte UÇK-në para se të fillojë negociatat me shqiptarët e Kosovës.

Më 19 qershor 1998, Këshilli për Siguri Kombëtare me prezencën e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Qeverisë së SHBA-së, merr vendimin historik për UÇK-në që përfaqësuesit e saj të jenë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës.

Me këtë vendim u njoftua edhe presidenti Ibrahim Rugova që në grupin negociator të Kosovës përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të qershorit, i dërguari amerikan për Kosovën Kristofer Hill kishte takim në Mali¬shevë me përfaqësuesit e UÇK-së dhe pas atij takimi, ishte ne linje direkt me përfaqësuesit e Këshillit për Siguri Kombëtare që ishin në takim në Uashington duke ju raportuar nga zonat e luftës në Kosovë.

Në takimin e 19 qershorit, Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, në mes të shumë konkluzioneve për Kosovën, mori vendim që UÇK-ja duhet t’i ketë përfaqësuesit e vet, në negociatat e ardhshme për Kosovën, sepse, partitë aktuale në Prishtinë nuk mund ta përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në negociatat e ardhshëm për statusin politik të Kosovës.

Mos uniteti i faktorit politik shqiptar ishte shumë i papranueshëm edhe për përfaqësuesit e Qeverisë Amerikane që ishin të vendosura për zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Kosovës përballë Serbisë përkundër përpjekjeve e kishin pothuajse të pamundur ta detyronin që të tërhiqet nga Kosova.

Sllobodan Millosheviqi i kishte premtuar Rusisë se gjatë verës do ta shkatërronte UÇK-ë dhe ne vjeshtë do të fillojnë negociatat për një autonomi të Kosovës që nuk rrezikon sovranitetin e Serbisë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar, ishte vendimtar presioni i SHBA-së që legjitimoi me qëndrim zyrtar UÇK-në në nivel ndërkombëtar.

Vendimi që të përfshihen përfaqësuesit politikë të UÇK-së në arritjen e paqes në Kosovë, ishte e arritur me domethënëse për të ardhmen e Kosovës.

Nga 19 qershori i vitit 1998, UÇK-ja ishte partner i ndërkombëtarëve që së bashku punuan për të arritur paqen në Kosovë.

Duke falënderuar vendosmërinë e diplomacisë amerikane që ishte e pa kompromis deri në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, dhe pas çlirimit të Kosovës, UÇK ishte partner i besueshëm.

Gjurmët e krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, ishin në të gjithë Kosovën, andaj, argumenti i diplomacisë amerikane pro UÇK-së ishte tepër bindës dhe i qëndrueshëm, për të ndihmuar një popull të fitonte lirinë dhe shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …