Petrit Dibrani

Petrit Dibrani” Për; spiunët, demagogët, injorantët dhe vogëlushët, t’cilët sot janë rritur dhe “udhëheqin” në Kosovë….

Ushtari i UÇK-së dhe vetëdija kombëtare!

 

Ç’ka duhet të nënkuptoj, ushtari i UÇK-ës për ju?

Ku do ishim sot, pa djersën dhe gjakun e derdhur të ushtarit të UÇK-ës?

Ç’farë bëmë ne për ushtarin e UÇK-ës, gjatë tërë këtyre 22 viteve liri?

E respektuam ne ushtarin e UÇK-ës, gjatë tërë këtyre viteve?

E deshëm ne ushtarin e UÇK-ës, apo e shikuam si provincial dhe të leckosur?

E tradhtuam ne ushtarin e UÇK-ës për të mirat materiale?

Na e prishi “rehatin”, ushtari i UÇK-ës?

Na bëri të pasur, gjaku i derdhur i ushtarit të UÇK-ës?

Të gjitha këto pyetje kanë përgjegje, sigurisht për ata të cilët kanë, vetëdije kombëtare!

Mendoni fillimisht ju që u punësuat dhe u pasuruat, fal gjakut të derdhur të ushtarit të UÇK-ës.

 

Ushtar!

Luftëtar!

Dëshmor!

 

Ushtar më quajtën, vetëm duke dëgjuar për mua.

Luftëtar më quajtën, vetëm atëher kur më panë se jam këmbëngulës dhe me guxim, luftoi dhe mbroj atdheun tim.

DËSHMOR më quajn dhe do më quajn, ç’doher. Kur  i‘a fala jetën, popullit dhe atdheut tim.

Ushtari i leckosur i zbathur dhe kequshqyer!

Luftëtari në borë dhe në shi, ishte ç’doher i gatshëm të flijohej për liri!

DËSHMORI, s‘pyeti asnjëher për plagët, nuk u tremb asnjëher nga gjaku i derdhur dhe nga vdekja.

I‘a fali më të shtrenjtën, jetën atdheut dhe popullit për liri.

 

USHTARI u rreshtua.

LUFTËTARI, luftoi dhe u sakrifikua.

DËSHMORI, i‘a fali jetėn atdheut dhe u flijua.

 

Tregoni ju lutem me sinqeritet!

Menduam dhe punuam, t’gjithë ne për shtet?!

UÇK-ja, luftoi për tokën shqiptare dhe mbrojti pragun e shtepisë për njerëz të shëmtuar!

Dëshmorët e Kombit, ranë për t’mos vdekur kurrë.

Po, fatkeqësisht për njerëz të shëmtuar!

 

T’gjithë ju të pafytyrë, një ditë do mallkoheni pa mëshirë nga gjaku i derdhur i t’gjithë “Dëshmorëve të Kombit”!

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …