Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Autoritetet gjermane kanë kërkuar kursim të gazin dhe kanë paralajmëruar se mund të ketë mungesë të tij

Autoritetet gjermane kanë kërkuar nga qytetarët që të kursejnë gazin dhe kanë paralajmëruar se mund të ketë mungesë të tij. Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller ju ka bër thirrje përdoruesve të gazit që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre. Këto paralajmërime janë bërë pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji. Autoritet ruse kanë lënë të nënkuptohet se faji për këtë është perëndimi që i ka vënë sanksione Rusisë. “Reduktimi ka ndodhë për shkak të një problem teknik për reduktimin e gazit natyror që rrjedh përmes Rrjedha Veriore 1, një tubacion që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani. Pajisjet që po rinovoheshin në Kanada kishin ngecur atje për shkak të sanksioneve perëndimore mbi luftën e Rusisë në Ukrainë” thuhet në një deklaratë të kompanisë ruse të gazit “Gazprom”. Autoritetet gjerman e kanë hedhur poshtë këtë shpjegim dhe i kanë quajtur reduktimet një veprim politik si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …