Gjykata Kushtetuese

Veton Berisha: 16 muaj në pritje të një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese

Sic është e njohur për opinionin publik dhe mediatik me 14 shkurt 2021 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ashtu sic është paralajmruar më herët dhe sic është konstatur prej anës së PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se ka pasur orkestrim të votave nga ana e “ Romani Iniciativa” me “Listën Serbe”  dhe së nëpërmjet këtij orkestrimi me një vendim të njëanshëm të PZAP-së dhe e konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka depuetet jo-legjitim pikërisht nga “Romani Iniciativa” e ai është z. Fadil Gashi!

Ne si subjekt politik duke i parë të gjitha këto padrejtësi dhe vendime të një anshme dhe ne si palë të pabarabarta para PZAP-së dhe Gjykatës Supreme dhe duke e pasur besimin e plotë në Gjykatën Kushtetuese ne kemi drejtuar kërkesë pranë kësaj Gjykate si shkalla e fundit e drejtësisë në vend  për vlerësim të kushtetushmërisë së vendimit të gjykatës supreme me datën 13 prill 2021 (KI69/21) !

Nga data e dorëzimit e deri më sot po bëhen rreth 16 muaj dhe ende Gjykata Kushtetuese nuk ka dalur me ndonjë vendim lidhur me kontestushmërinë e lartëpërmendur!

Duke u bazuar në rregullorën e Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndonjë afat të caktuar për vlerësimin e kushtetushmërisë për raste të caktuara (raste me rëndësi të veqantë) por ne kemi vërejtur se disa vendime të tjera të ngjajshme të publikuara në faqen e gjykatës del se mesatarja e të gjitha qështjeve të trajtuara nga ana e kësaj gjykate del të jetë  6-11 muaj!

Parashtrohet pyetja: pse kërkesa e jonë duhet të pres verdiktin e saj deri më tani 16 muaj?!

Ne si parashtrues të kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese jemi të shqetësuar se vonesa e një vendimi ndaj një qështje kaq të ndjeshme dhe me rëndësi të veqantë do e humb efektin juridik dhe të përfaqësimit politik!

Rjedhimisht si pasojë e kësaj vonese ne si përfaqësues të komunitetit Egjiptian me vota legjitime konsiderojmë se Egjiptianëve të Kosovës po iu mohohet për gati gjysëm mandati të përfaqësimit të tij në kuvendin e Republikës së Kosovës !

Vonesa e këtij vendimi i jep mundësi veprimi një deputeti të përfaqësoj dhe votoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri sa ai nuk është legjitim dhe sic dihet botërisht i orkestruar !

Aq më tepër se a është deputet i orkestruar z. Fadil Gashi apo jo mund të vërtetohet edhe nga ana e mediave edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese me faktin se gjatë gjithë mandatit të tij për gjatë këtyre 16 muajve z. Gashi të gjitha veprimet e tija politike kanë qenë 100%  të kordinuara në një vijë me grupin parlamentar të listës serbe!

Veton Berisha  është kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane-PLE 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …