Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë ditën e sotme për festën e Kurban Bajramit. Krasniqi thotë se në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit. “Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit! Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë. Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit. Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor e profesional, ta kapitalizojmë në funksion të ngritjes dhe zhvillimit të Atdheut tonë. Urime!”, ka shkruar Krasniqi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …