OBSH-së

Tedros Ghebreyesus, ndihet i shqetësuar për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Gebreiesus, ka deklaruar se është i shqetësuar për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, duke ushtruar presion ndaj sistemeve shëndetësore derisa lija e majmunëve gjithashtu po rritet me 9.300 raste të raportuara në 63 vende, transmeton Anadolu Agency. “Jam i shqetësuar për trendin në rritje të vdekjeve, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësor. Tedros tha se komiteti theksoi shqetësimin e tij se nën-llojet e virusit omicron, vazhdojnë të shkaktojnë valë rastesh, shtrime në spital dhe vdekje në mbarë botën.  Globalisht, rastet e reja javore të OBSH-së u rritën për të katërtën javë radhazi pas rënies që nga kulmi i fundit në muajin mars. Gjatë javës nga 27 qershori deri më 3 korrik, më shumë se 4.6 milionë raste u raportuan në OBSH, ngjashëm me javën e kaluar me 8.100 vdekje, në tërë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …