Është hapur Turneu i parë Ndërkombëtar i Shahut “Korriku 98” në Rahovec

Është hapur sot Turneu i parë Ndërkombëtar i Shahut “Korriku 98” në Rahovec, kushtuar Epopesë së Rahovecit në korrikun e vitit 1998 si dhe sakrificës e flijimit të dëshmorëve dhe martirëve që ranë për liri. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Smajl Latifi, i cili tha se, po angazhohemi që Turneu Ndërkombëtar i Shahut “KORRIKU ‘98”, të bëhet i përvitshëm. Në turneun e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatën e Shahut të Kosovës, Klubin e Shahut nga Rahoveci si dhe me Komunën e Rahovecit, po marrin pjesë 106 garues nga: Kosova, Shqipëria, Finlanda, Austria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Për dy ditë, sot dhe nesër, pritet të ketë garë të fortë, e për tetë vendet e para janë paraparë shpërblime në lartësi deri në 400 euro.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …