Irani ndalon shfaqjen e femrave në reklama me pamje dhe veshje të pamoralshme

Irani ndalon shfaqjen e femrave në reklama me pamje dhe veshje të pamoralshme

Autoritetet iraniane u ka thënë agjencive të reklamave se sipas shtrëngimit të ligjit të ashtuquajtur “Hixhabi dhe Dëlirësia”, grave iraniane tani u ndalohet të shfaqen në reklama. Ata ua dërguan një letër agjencive të reklamave gjatë fundjavës, pas publikimit të një videoje promovuese nga kompania e akullores Domino. Në këtë video ishte e përfshirë një grua, e cila ishte e veshur me një kapelë dimërore dhe në fund të reklamës kafshon akulloren. Një agjenci qeveritare më pas e quajti reklamën “një krim” dhe dënoi përdorimin e një aktoreje femër, duke thënë se reklama të tilla çojnë në “promovimin e imoralitetit” në shoqëri. Kjo vjen pasi autoritetet po godasin gjithnjë e më shumë gratë që konsiderohen se shkelin një ligj që e bën të detyrueshme mbajtjen e hixhabit në publik. Urdhri i 5 korrikut nga presidenti Ebrahim Raisi për të zbatuar ligjin e hixhabit ka rezultuar në një listë të re kufizimesh për mënyrën se si mund të vishen gratë. Patrullat udhëzuese të vendit, ose policia e moralit, janë bërë gjithnjë e më aktive në zbatimin e ligjit.(REL)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …