Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Albin Kurti: Ka mundësi të takohem me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në fund të muajit gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim me kryetarin  serb, Aleksandar Vuçiq, është i mundur në fund të muajit gusht. Gjatë një interviste  për Zërin e Amerikës, ku foli edhe për nënshkrimit të marrëveshjes Kompakt me MCC-në gjatë ditë së djeshme ai  foli për dialogun me Serbinë dhe shtyrjen e takimit të paraparë që të mbahet këtë muaj. “Unë jam i gatshëm gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel, një takim i tillë ka pasur plan të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt sepse Beogradi zyrtar e refuzoi këtë dhe kërkoi shtyrje mbi 1-mujore”, tha Kurti.  Me këtë rast dua të theksoj që Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar, Blinken kërkoi që edhe më tutje të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve”, shtoi Kurti për Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …