leoni

Josep Borrell

Josep Borrell, fton në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në bllokun evropian. Lajmi më pas u konfirmua edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve. Ai tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë. Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano. Ndërkaq, burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …