leoni

Antonio Guterres

Antonio Guterres, kërkon përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor, në Zaporozhia

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë. Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar, me forcat ruse dhe ukrainase që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet. Çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është një gjë shkatërrimtare”, u ka thënë Guterresi, gazetarëve në Tokio, duke shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor. Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, ka thënë Guterres. Këto komente nga shefi i OKB-së vijnë pasi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës ka thënë të dielën se një punëtor në uzinën e Zaporizhzhia është plagosur nga bombardimet ruse të shtunën në mbrëmje.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …