KMDLNJ ka reaguar kundër dekorimit të këngëtares, Dua Lipa, “Ambasadore Nderi e Kosovës”, nga Vjosa osmani

KMDLNJ ka reaguar kundër dekorimit të këngëtares, Dua Lipa, “Ambasadore Nderi e Kosovës”, nga Vjosa osmani

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar kundër dekorimit të këngëtares, Dua Lipa, si “Ambasadore Nderi e Kosovës”, duke arsyetuar se Vjosa Osmani ka bërë shkelje ligjore, meqë ka përdorur Zyrën për promovime personale dhe familjare. Sipas KMLDNJ-së, ajo e ka shndërruar takimin me Dua Lipën në ngjarje private e personale, për faktin se ishin të pranishëm bashkëshorti dhe vajzat e saj. “Nëse e shihni tekstin e titullit që i ndahet znj. Dua Lipës, e shihni se në anën e djathtë të këtij titulli është një simbol që njihet si Vula e Presidentit Rugova e që identifikohet me një subjekt politik e që është LDK-ja e konsideron si të vetin. Është e vërtetë e madhe se ky simbol – Vula e Presidentit, nuk është simbol i autorizuar ligjërisht, andaj konsiderohet si simbol privat ose personal. Sipas njohësve të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, simbolet e një partie politike (në rastin konkret simbolet e LDK-së) nuk guxojnë të përdoren në dekretet dhe në asnjë dokument të presidentit të Republikës, sepse prish parametrat e neneve 80 – 81 të Kushtetutës që kërkojnë nga ajo/ai të kenë një qëndrim neutral në çështjet politike dhe të përfaqësojë unitetin e popullit e jo të një partie politike”, thuhet ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …