Sot në Malishevë 24 të shëruar dhe 33 raste të reja me covid-19

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 24 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 33 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin  e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4140 raste, prej tyre 3911 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 142 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …