Federata e Rusisë, Kina, India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës, nesër fillojnë manovrat ushtarake. Stërvitjet ushtarake njëjavore do të fillojnë më 1 shtator dhe do të përfshijnë forca të shumta ushtarake nga Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Algjeria, Siria, si dhe personel ushtarak nga Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Stërvitjet do të përfshijnë manovra të ndryshme në ajër, tokë dhe det, me Rusinë. Flota ruse e Paqësorit dhe Marina e Kinës do të marrin pjesë në veprime praktike të përbashkëta për të mbrojtur komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar, në Detin e Japonisë. Derisa zyrtarët rusë të mbrojtjes kanë thënë se stërvitjet janë thjesht mbrojtëse dhe nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë vendi të caktuar, ato gjithsesi nënkuptojnë luftën e Rusisë, në Ukrainë dhe tensioneve gjeopolitike që kjo luftë ka ngjallur, sidomos në kontinentin e Azisë.
Kontrolloni gjithashtu
IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
