Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar familjen e Kadri Veselit, në Mitrovicë

Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar familjen e Kadri Veselit, në Mitrovicë

Kryetari i  Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar familjen e Kadri Veselit,  në Mitrovicë. Ai ka thënë se ndihet krenar me luftën e UÇK-së dhe Kadri Veselin. Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Mitrovicë, në familjen e mikut  dhe bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që për dy vite ai bashkë me shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare. Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues. Jemi krenarë me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme, ka shkruar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …