Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Ragip Xhakën, babanë e Granit dhe Taulant Xhakës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Ragip Xhakën, babanë e Granit dhe Taulant Xhakës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim, Ragip Xhakën,  babanë e Granit dhe Taulant Xhakës, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër. Krasniqi, përmes një postimi tha se kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke i njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje. “Së bashku me kryetarin e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, në Selinë e PDK-së pritëm kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka. Kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke na njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje”, tha Krasniqi. Ai shtoi se është shumë i lumtur me punën e Ragipit, ekipit të tij dhe mbështetjen e madhe që mërgimtarët tanë në Zvicër po u japin atyre çdo ditë. Ragipi, përveç si prind shembullor që ka rritur dy yje të futbollit ndërkombëtar, Granitin dhe Taulantin, është edhe një atdhetar i madh – që kontribuon vazhdimisht për Kosovën në të gjitha format dhe mundësitë që i jepen.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …