Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 40 automjete, Fiat EGEA dhe autobusë

Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 40 automjete, Fiat EGEA dhe autobusë

Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobusë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shprehu falënderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.  Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi. Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tajar Kagan Ataj tha: “Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …