leoni

Elbasan Dervishi, dorëzoi kallëzim penal kundër ministres së Drejtësisë, Albulenë Haxhiut dhe Blerim Sallahut

Elbasan Dervishi, dorëzoi kallëzim penal kundër ministres së Drejtësisë, Albulenë Haxhiut dhe Blerim Sallahut

Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishi ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut. Denoncimi ndaj dy udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Ajo ka thënë për Paparacin se kallëzimi penal është duke u trajtuar nga Prokuroria e Prishtinës. Zëdhënësja e Prokurorisë nuk ka dhënë detaje të tjera rreth procesit të hetimeve.

“Mund t’ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar kallëzimin penal lidhur me çështjen për të cilën keni shprehur interesim dhe është duke e trajtuar”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë. Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Elbasan Dervishaj pas betejës së fituar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,  për një vërejtje anti-ligjore të shqiptuar nga Ministria e Drejtësisë , tani iu ka  drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë po për të njëjtën çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …