Rahoveci ka miratuar Buxhetin për vitin fiskal 2023

Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, sot në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2023, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 17,548,240.00 €. Kësisoj, me: 18 vota PËR, 12 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM, këshilltarët e Kuvendit Komunal në Rahovec, miratuan buxhetin për vitin 2023, i cili ka në fokus:

* Qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme;

* Përkrahjen e bujqësisë dhe të fermerëve;

* Projekte infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike;

* Investime dhe prioritete për ngritjen e cilësisë në edukim dhe arsim;

* Investime publike dhe përkrahje për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike;

* Investime në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më efikase dhe më të mira shëndetësore;

* Projekte dhe investime në funksion të turizmit dhe ekonomisë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i cili tha se, si rrjedhojë, ky buxhet është mundësi reale për vazhdimin e përpjekjeve për përmbushjen e planit tonë për vitin 2023, në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit. Miratimi i buxhetit të Komunës, nuk është vetëm një akt formal i ngritjes së dorës. Është mbi të gjitha vendimmarrja më e drejtpërdrejtë për të mirat që i ofrohen rahovecasve për 365 ditët e ardhshme. Në këtë lartësi të kompetencës e përgjegjësisë publike, jam besimplotë se në secilin nga ju, ka lënë gjurmë projeksioni ynë buxhetor për ta orientuar Rahovecin në një nivel të ri, atë të konkurueshmërisë së gjerë e lartësimit të tij në mesin e qendrave të tjera. Për këtë, dhjetëra anëtarë e punonjës së qeverisjes lokale kanë disajnuar, ofruar e planifikuar, projekte që prekin çdo sferë të jetës shoqërore, pa lënë anash në asnjë çast, investimet që komunës sonë i japin karakter shumë më të gjerë se lokal. Falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces shumë të rëndësishëm, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për kontributin që dhanë në votimin e buxhetit për 2023 dhe të projeksioneve për vitet pasuese, 2024 dhe 2025. Urime të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit, ka rth[n[ kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …