Drejtues të sindikatave kanë paralajmëruar se në Kosovë mund të ketë trazira sociale

Drejtues të sindikatave të punëtorëve kanë paralajmëruar se në Kosovë mund të ketë trazira sociale. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar në një emision të televizionit 21 se punëtorët e sektorit privat, vazhdimisht kanë qenë të diskriminuar. Ai ka shtuar më tutje se kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor. Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se për momentin, punëtorët e kësaj korporate nuk do të shkojnë drejtpërdrejt në grevë, për shkak të gjendjen aktuale në Kosovë në fushën e energjisë. Por, ka shtuar ai, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, nuk e përjashton mundësinë që edhe punëtorët e KEK-ut të futen në grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Hagë përdor ujë për të larguar qytetarët nga Gjykata Speciale

Policia në Hagë ka ndërhyrë ndaj qytetarëve të mbledhur në afërsi të Dhomave të Specializuara …