Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur për Kosovën dhe  përpjekjet e Gjykatës Speciale për gjykimin e ish-kryetarit, Hashim Thaçi,  në Hagë.

Në paraqitjen e tij të faktuar, dinjitoze dhe të argumentuar,  Edi Rama, foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë, e cila kohë më parë është dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave. Ai ka theksuar se ish kryetari Hashim Thaçi po mbahet padrejtësisht në paraburgim. Sa përmendet fjala Ballkan në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e luftërave të përgjakshme. Asnjë nga ati nuk do të harrohet, llogaridhënia do të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim. Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim. Në vitin  2011 asambleja miratoi një raport nga Dick Martyt ku akuzohej Ushtria e Kosovës për trafikim të organeve njerëzore. Raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorit kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së Gjykatës Speciale. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre viteve për të hetuar këto akuza në nivel rajonal e ndërkombëtarisht e asnjë tregues nuk u gjet në Kosovë e askund tjetër që kishte të bënte me këto akuza. Ndërkohë që flasim është i arrestuar,  Hashim Thaçi. Përpiquni ta imagjinoni, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizatë kaq të rëndësishme”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …