leoni

Faton Klinaku

Faton Klinaku: Nëse dërgohet Projekt-ligji i pandryshuar në Kuvend, do t’ i bllokojmë dyert e institucioneve

Kanë kaluar më shumë se 4 muaj qysh  kur projektligji për pagën minimale u miratua parimisht në Kuvendin e Kosovës. Ky projektligj ende nuk është dërguar në Kuvend për miratim në lexim të dytë. Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se aktualisht projektligji nuk është as duke u shqyrtuar, ndërkohë që përfaqësuesi i veteranëve, Faton Klinaku, tha se po presin që nëse projektligji dërgohet në Kuvend, të dalin në protestë dhe t’i bllokojnë dyert e institucioneve. Veteranët  janë të indinjuar që pensioni i tyre nuk u rregullua me këtë projektligj dhe se ata u lanë jashtë tij. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do t’i bllokojnë dyert e institucioneve nëse projektligji për pagën minimale dërgohet i pandryshuar në Kuvendin e Kosovës për miratim në lexim të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …