Elmi Reçica: Epopeja Jezercit, është njëra ndër ngjarjet më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt dhe përkujtimit të Epopesë së Jezercit, njëri  nga ish drejtuesit e saj, deputeti Elmi Reçica, ka deklaruar se kjo ditë, është “ditë e cila shënon lavdinë e betejës së Epopesë së Jezercit, njëra  nga ngjarjet më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Epopeja e Jezercit, përbën veprën më të lartë dhe të lavdishme të rënies së dëshmorëve në altarin e lirisë, me qëndresën e tyre të palëkundur e heroike për të mbrojtur pozicionet dhe civilët e pambrojtur, artin e luftës, lavdinë, vendosmërinë e UÇK-së dhe vullnetin për liri, pavarësi dhe për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar ai. Me këtë rast u mbajtën disa aktivitete për nder të kësaj dite si akademia përkujtimore, organizimi i aktiviteteve nga veteranët e UÇK-së të Zonës Operative të Nerodimes, vizita në Jezerc, në shtëpinë në të cilën ishte vendosur Komanda e njësitit të UÇK-së nga Kaçaniku, Brigada 162 Agim Bajrami, si dhe aktiviteti letrar “Ora e Artistit” e organizuar nga Klubi letrar “De Rada”. Elmi Reçica tha me këtë rast Epopeja e Jezercit, përbën veprën më të lartë dhe të lavdishme të rënies së dëshmorëve në altarin e lirisë, me qëndresën e tyre të palëkundur e heroike për të mbrojtur pozicionet dhe civilët e pambrojtur, pastaj lavdinë, vendosmërinë e UÇK-së dhe vullnetin për liri, pavarësi dhe për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …