Autoritete amerikane kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Kinën për të penguar Pekinin që të furnizojë me armë Rusinë

Jake Sullivan: Anëtarësimin në NATO të Ukrainës duhet lënë për një kohë tjetër, jo tani

Lidhur me kërkesën e Ukrainës, për t u bërë sa më parë anëtare e NATO-s ka folur edhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili ka folur për seriozitetin e vendimit të Ukrainës.  Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e kanë bërë të qartë se ne mbështesim një politikë të dyerve të hapura për NATO-n. Çdo vendim për anëtarësimin në NATO merret në kordinim me 30 aleatët. Aktualisht, pikëpamja jonë është se mënyra më e mirë për të mbështetur Ukrainën është në terren. Anëtarësimi në NATO duhet lënë për një kohë tjetër”, përfundoi Sullivan.  Duke marrë parasysh situatën në Ukrainë dhe luftën që po zhvillohet kundër Rusisë, duket se ende nuk është reale të diskutohet për hyrjen e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …