Në Serbi ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe përherë të parë nuk kërkohen të dhëna për gjuhën, kombin e fenë

Sot në orën 8.00  në Serbi ka filluar regjistrimi i popullsisë  dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit. Qytetarët përgjigjen në 69 pyetje, tre prej të cilave për gjuhën amtare, fenë dhe kombësinë,  janë fakultative. Vlerësohet se në regjistrim do të përfshihen rreth 20 mijë persona, nga të cilët 15 mijë regjistrues dhe 2200 instruktorë, së bashku me 161 komisione regjistrimi, mes të cilëve edhe anëtarë të pakicave kombëtare. Kjo është hera e parë që do të përdoren pyetësorët elektronikë, të dhënat do të futen drejtpërdrejt në formularë elektronikë në vend të atyre të mëparshme në letër, transmeton Anadolija. Futja dhe përpunimi elektronik i të dhënave ka ngritur çështjen e sigurisë së tyre në publik, por autoritetet serbe theksojnë se metodologjia e regjistrimit është plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe theksojnë se të dhënat nga regjistrimi do të përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore. Sipas vlerësimeve, regjistrimi për një shtetas zgjat rreth 30 minuta dhe ligji parashikon që qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë të deklarojnë gjuhën amtare, fenë dhe kombësinë. Një pyetje që nuk u shfaq në regjistrimet e mëparshme shkaktoi vëmendje të veçantë të publikut dhe ka të bëjë vetëm me burrat të cilëve u kërkohet të thonë se sa fëmijë biologjikë  i kanë. Demografët presin që rezultatet do të tregojnë se Serbia ka rreth 600 mijë banorë më pak se sa kishte në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …