Ylli Mece

Ylli Meçe: Derisa të ketë imperializëm, kurrë nuk mund të ketë paqe dhe qetësi për popujt

Epoka në të cilën po jetojmë, po karakterizohet nga një përqendrim i madh i kapitalit ekonomiko -financiar i imperializmit në përgjithësi dhe të superfuqive të mëdha botërore të Amerikës, Rusisë, Be-së dhe Kinës në veçanti, përqendrim ky, që në kuadrin e “globalizmit” ekonomik, ka pështjelluar interesat e superfuqive deri në atë shkallë saqë vet imperializmi për të siguruar tregjet e reja e për të shpërndarë superprodhimin e vet, kërkon shtrirje dhe zgjerim gjeografik me një fjalë rishikimin e ndarjes së zonave të influencës së tregjeve.

Në fakt, vet konkurrenca imperialiste është një nga karakteristikat e natyrës imperialiste, është vazhdim i politikës me “ luftë paqësore”, me ujdi e marrëveshje herë të hapura e herë të maskuara ekonomiko- tregtare brenda për brenda bashkësisë së tyre. Por, nëse në situata të caktuara të prodhimit dhe konkurrencës, nuk arrihet zgjidhja e luftës së tyre ekonomike me mjete paqësore, atëherë në këtë rast, fillon përgatitja për luftë me mjetet e dhunës dhe është kjo, pikërisht ky tipar tij, që e karakterizon se “imperializmi është e ngelet burimi i luftërave agresive”i përleshjeve dhe kacafytjeve e që kërcënojnë seriozisht e vazhdimisht popujt.

Natyrisht, lufta është e padëshirueshme dhe për vet imperializmin, por ajo bëhet e dëshirueshme madje e domosdoshme, sepse është pjesë e ekzistencës së tij. S’ka e s’mund të ketë imperializëm paqësor, pa koncentrim të kapitalit, pa hedhur shikimin për rivendikime territoriale. Për këto qëllime ai armatoset vazhdimisht duke shpenzuar miliarda e miliarda dollarë për arsenalin e luftës e për të qenë të gatshëm për të venë në lëvizje gjithë makinerinë e tyre ushtarake Imperializmi është çmendur nga ethet e rindarjes së botës dhe këtë e tregojnë shifrat marramendëse që harxhojnë për rritjen e arsenalit ushtarak e të gatshëm për pushtime dhe kacafytje të reja. Amerika mban vendin rekord me gati 780 miliardë $, UE 378 miliardë Gjermania 200 miliardë, Kina 252 miliardë Rusia 66 miliardë etj..etj.

Pra sikurse shikohet shifrat janë alarmante dhe globalizmi ka sjellë nga ana tjetër rritjen e shpenzimeve ushtarake mbi kurrizin e këtyre popujve nga ku një pjesë e sasisë së buxhetit është e barabartë me gati 4% të prodhimit të përgjithshëm të vendit imperialist. Natyrisht ndërhyrjet ushtarake kërkojnë dhe që të justifikojnë dhe veprimet aventureske të tyre, d.m.th, që “qëllimi të përligj mjetet”. Ndërhyrjeve ushtarake përherë u paraprijnë përgatitjet dhe përpunimi psikologjik jo vetëm i opinionit të brendshëm për të justifikuar pushtimet, por dhe opinionin ndërkombëtar. Kështu psh amerikanet përdoren me sukses luftën gjoja “kundër terrorizmit” për të ndërhyrë me anë të forcës.

Ata shpesh ndërsenin grupet rivale psh në Lindjen e Mesme ose Veriun e Afrikës duke destabilizuar situata e brendshme të këtyre vendeve dhe në të pastajmen ndërhynin për ta “stabilizuar” atë për të vendosur në udhëheqje te vendit forca politike pro amerikane, po kështu dhe Rusia për të ruajtur ndikimin në ish hapësirat e dikurshme të URSS së shpërbërë, përdor me efikasitet kartën nacionale. Në ato vendet ku qeveritë janë” vëllazëruar” me Rusinë si psh më tipikja Bjellorusia, cari i ri i Kremlinit, Putin, s’ka pse ndërhyn sepse ata janë vasalë të bindur të saj.

Po Ukraina? Ukraina pati tendeca për tu afruar me imperializmin evropian gjë që nuk i vinte aspak për shtat Rusisë jo vetëm për faktin se NATO dhe forcat e saj afrohen në kufijtë e Rusisë, por se Rusisë i ikën një pjesë e hapësirës së vet të ndikimit ekonomik të saj dhe meqenëse në “zhvillimin paqësor të luftës ekonomike” Rusia nuk po mundte dot, atëherë ajo përdori me sukses kartën e nacionalizmit, të “persekutimit” që po u bëheshin gjoja pakicave kombëtare ruse nga repartet paramilitare naziskine të Ukrainës, me dëshirën dhe vullnetin e madh të këtyre pakicave për tu vetëshpallur republika ruse te Kaukazit etj etj.

Në këto kushte ajo sulmoi Ukrainën në emër të dëshirës ruse. Sigurisht që lufta në dyert e Evropës e ngriti këtë të fundit në alarm të përgjithshëm duke vendosur në gatishmëri të plotë dhe organizmin e saj ushtarak “NATO”-n. Kësisoj në situatat e krijuar karta e nacionalizmit u bë mënyra me e preferuar e imperializmit rus për të përligjur ndërhyrjet ushtarake dhe për të justifikuar këtë ndërhyrje për opinionin ndërkombëtar heq një paralele duke venë shenjën e barazimit midis Kosovës me popullatën e Donbasit, Donteskut Lughanskit etj. Por luftën çlirimtare  populli shqiptar i Kosovës e filloi me kryengritje të armatosur, si gjithë republikat e tjera si Sllovenia Kroacia e Bosnjë- Hercegovina.

Ndërhyrja amerikane në fakt u bë jo në fillesat e luftës, por kur ekspertët e NATO-s kuptuan se kjo luftë do të përfundonte domosdoshmërisht me fitoren e shqiptarëve me apo pa ndërhyrjen amerikane. NATO- vetëm se shpejtoi procesin dhe shfrytëzoi situatën që i erdhi në shteg jo vetëm për ta kaluar në zonën e vet të influencës, por dhe për të krijuar imazhin se popullin shqiptar atje e çliruan amerikanet që do të thotë se fati i popujve të vegjël duhet të përcaktohet nga fuqitë e mëdha.

A nuk është i njëjti mentalitet si ai i fuqive Evropiane që përcaktonin fatin e vendit tonë ?!

Kështu që rusët luftën tonë çlirimtare indirekt jua u atribuojnë amerikanëve duke deklaruar:

Çfarë bëmë më tepër ne se ju në Kosovë?

Por situatat janë krejt të ndryshme.

Shqiptaret u çuan në luftë për çlirim dhe kjo luftë u shfrytëzua nga euro atlantikasit teksa Rusia nxit qëllimisht luftë te pakicat e veta kombëtare brenda Ukrainës, brenda një vendi sovran si Ukraina. Qoftë Amerika, Evropa ashtu dhe Rusia me Kinën apo dhe ndonjë vend tjetër imperialist që aspiron për superfuqi, të gjitha bashkërisht në koalicione apo dhe veç e veç nxitin me qëllim luftërat rajonale të cilat me flakët e tyre që mund të përhapin mund ta çojnë botën drejt një lufte të tretë botërore.

Po pse pikërisht tani?

Pikërisht tani, sepse tashmë si Rusia ashtu dhe Kina nuk janë më sikurse ishin në kohën e Gorbaçovit apo Maos, pra vërtetë të forta, por ishin ende mbas Amerike dhe Evropës, tashmë këto vende janë forcuar shumë madje Kina pretendon se ja ka kaluar dhe vet Amerikës dhe si e tillë, ajo ka filluar e vringëllin armët në rajon e deri ne Afrikë ku ka një influencë të madhe.

Po kush jua u jep këtë forcë dhe guxim për të kërcënuar vendet e tjera imperialiste? Pikërisht stadi i zhvillimit ekonomik. Pra duke qenë se janë bërë potenca të mëdha ekonomike, për rrjedhojë janë dhe ushtarake.

Një ndër ideologët i cili u fryn erërave të luftës është dhe pseudo – filozofi rus Aleksandër Dugin i cili është frymëzuesi ideologjik i policentrizmit të superfuqive. Ky predikues si dikur magjistari Aleksander Rasputin, pranë familjes së Romanëvëve në vend që të tregojë rrugën e vërtetë për popujt se si duhet të fitojnë lirinë, përcakton dhe projekton të tjerë vargonj skllavërie nëpërmjet stimulimit imperialist dhe konkurrencës ndër imperialiste e cila që të jetë e larmishme duhet tu krijojë hapësira dhe këtyre vendeve që të bëhen po aq imperialiste sa dhe të tjerat.

Gjithsesi përleshjet ndër imperialiste duke qenë karakteristika të këtij sistemi domosdoshmërisht dhe në mënyrë të pa shmangshme të çojnë drejt luftërave dhe rreziqeve të mëdha botërore. Putin mbasi kërcënoi me mbylljen e rubinetave dhe furnizimin e Evropës me energji, Evropa dhe Amerika iu përgjigj me të njëjtën monedhe duke i bërë Rusisë embargo.

Por kjo situatë bie mbi kurrizin e popujve qofshin këta evropiane, qofshin rusë e sllavë dhe si rrjedhojë është ngritur një valë e madhe zemërimi e popujve si rezultat i politikave luftënxitëse imperialiste.

Rusia e Putinit ka humbur shumë dhe është në situatë të vështirë teksa ai me gishtin pranë valixhes se koduar atomike, kërcënon me nje luftë bërthamore ndaj Evropës dhe Amerikës. Evropa është në ethe sepse koka bërthamore sipas “ projektit Manhaten” aktualisht kanë Anglia dhe Franca. Gjermanisë mbas luftës së dytë ju ndalua arsenali bërthamor ( por mundet që ta kenë amerikanet në bazat e tyre që disponojnë në Gjermani dhe në shumë vende të Evropës.) Kjo situatë tejet e rrezikshme dhe inkandeshente ngjan si me “Krizën e Karaibeve” për raketat e Kubës.

Popujt e botes por dhe të kontinentit tonë, sikurse dhe popujt e federatës Ruse duhet ta ndalin dorën gjakatare të imperializmit i cili mund ta çojë botën në një luftë me përmasa të mëdha tragjike. Tashme një luftë e tretë botërore nëse do të shpërthente do të çonte drejt një përmbysje të madhe të raportit të forcave në shkallë ndërkombëtare.

Nuk do të ishte aspak çudi që nëse do shpërthente kjo luftë, popujt e mbarë botës mund të shpëtonin një herë e mirë nga imperializmi e kapitalizmi, nga shtypja dhe shfrytëzimi i egër e barbar i njeriut nga njeriu dhe kësisoj do vërtetohej dhe një herë në praktikë Manifesti komunist i Marksit. Por për të arritur këtë, proletariati botëror duhet të jetë i bashkuar që luftën botërore imperialiste ta kthejë në një revolucion të përbotshëm proletar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …