Ministrja gjermane, Annalena Baerbock nuk sheh asnjë shans që Ukraina të anëtarësohet së shpejti në NATO

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbok nuk sheh  asnjë shans që Ukraina të anëtarësohet së shpejt në NATO. Ajo u shpreh se e  kupton dëshirën e Ukrainës për anëtarësim të hershëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, por gjithashtu e kemi theksuar qartë, që nga dita e parë se kemi përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përhapet në vendet e tjera dhe se NATO-ja nuk bëhet një partner lufte. Kjo është ende e vërtetë, është përgjigjur ministrja e Jashtme gjermane Baerbok, në kërkesën urgjente të  Ukrainës, pas aneksimit të katër territoreve nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …